Kupa Autochthonous, regjistrimet kanë filluar!
Shkodra Sport Event lidh marrëveshje bashkëpunimi me platformën prestigjioze turniej.pl

Shkodra Sport Event ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së organizimit të eventeve sportive, duke arritur një marrëveshje bashkëpunimi me turniej.pl, një nga platformat më të njohura në Evropë për menaxhimin dhe publikimin online të turneve sportive.
Falë kësaj marrëveshjeje, të gjitha eventet e organizuara nga Shkodra Sport Event do të përfitojnë nga një sistem modern i publikimit të rezultateve, duke u mundësuar skuadrave, trajnerëve, prindërve dhe sportdashësve të ndjekin në kohë reale zhvillimin e çdo ndeshjeje.
Rezultatet LIVE, renditjet, kalendari i ndeshjeve dhe të dhënat e turneve do të jenë të aksesueshme në platformën turniej.pl, duke garantuar transparencë, informim të menjëhershëm dhe një eksperiencë më profesionale për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky bashkëpunim përfaqëson një tjetër investim të Shkodra Sport Event në teknologji dhe inovacion, me synimin për t’i sjellë turnetë e futbollit për moshat sa më pranë standardeve të eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare.
Shkodra Sport Event vazhdon të punojë për të ngritur nivelin e organizimit të aktiviteteve sportive, duke krijuar partneritete me kompani lider në fushën e menaxhimit të eventeve dhe duke ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore për klubet pjesëmarrëse nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.




